11 Maj, 2024 - 11:00 am
Thënie nga Bob Marley
“E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen të vuani”
– “Madhështia e njeriut nuk qëndron në atë se sa pasuri ka, por në integritetin dhe aftësinë për të ndikuar pozitivisht te njerëzit rreth tij”
– “Disa njerëz e ndjejnë shiun, tjerët vetëm lagen”
– “Hapi sytë, shiko brenda teje. A je i/e kënaqur me jetën që je duke e jetuar?”
– “Askush përveç vetës sonë nuk mund të na lirojë mendjen”
– “Çdo njeri e ka të drejtën ta caktojë fatin e vet’
– “Njeriu është univers brenda vetvetes”
– “Asnjëherë nuk e dini sa të fortë jeni derisa të qenit të fortë është zgjedhja juaj e vetme”
– “Ditën që ndaloni së garuari është dita kur e fitoni garën”.
– “Një gjë e mirë rreth muzikës është se kur ju godet, ju nuk ndjeni dhimbje”./KultPlus.com