3 Dhjetor, 2019 - 1:57 pm
Së fundi në Kosovë, janë shënuar “Ditët e falënderimit të Kosovës për ShBA-të 2019”, në kampusin e Kolegjit “ILIRIA” ku është hapur edhe ekspozita me vepra të fotografit të njohur, Asllan Krasniqit: “Grafitët e Lirisë – Faleminderit Amerikë dhe NATO!”, “Eksodi 99 me 99 fotografi”, “Luftë kundër harresës së gjenocidit të shekullit të kaluar”.
Për ekspozitën e fotografit të shquar shqiptar nga diaspora, Asllan Krasniqi, ka folur Dibran Fylli, i cili ka thënë se fotografin Krasniqi e konsiderojnë me cilësi e veçanti si të vetmin fotoreporter shqiptarë nga diaspora, i pranishëm në ngjarjet e fundit të tragjedisë së popullit shqiptar të Kosovës.
Ai ka thënë se shqetësimi i përhershëm i Krasniqit ka qenë dhe mbetet pasqyrimi fotografik i çdo ngjarje të asaj që ndodhi me popullsinë shqiptare gjatë vitit 1999./KultPlus.com