15 Dhjetor, 2023 - 10:15 pm
Ylli i Milanit, Kosovare Asllani, ka treguar se qysh kur i ka pasur 17 vjet, ka thënë që do të bëhet futbollistja më e mirë në botë.
Kjo, kur e kanë quajtur “Zllatane”, duke e krahasuar kështu atë si lojtare të kombëtares suedeze me Zllatan Ibrahimoviqin, një superyll lazdran i këtij shteti, që ka prejardhje nga Bosnja e Ballkanit.
“Po, gjithmonë kanë dashur të ma ngjesin këtë emër, vetëm se mua nuk është që ma ka ndier shumë. Për mua ka qenë krejt pozitive vetëm se unë nuk kam dashur. Unë jam Kosovare Asllani edhe mjafton” ka thënë ajo në një intervistë ekskluzive me Naile Dema Selmani, për emisionin “Prijmë” të Klan Kosova.
“Gjithmonë ka qenë më shumë presion për mua, por unë kur kam qenë e re, në të parën intervistë që kam dhënë kur kam qenë në Suedi, si 17 vjeçe kam thënë se unë dua të bëhem lojtarja më e mirë në botë. Këtë e kam dashur, ka qenë ëndrra ime, nuk kam frikësuar ta them këtë”.
Asllani ka qenë e para vajzë ”me tjetër ‘background’ të Kombëtarja e Suedisë”. /KultPlus.com