Atifete Jahjaga dhe Emina Çunmulaj dhurojnë donacion për ‘Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave’ në Drenas

2 Korrik, 2024 - 8:21 pm

Ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe modelja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj, sot kanë vizituar “Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave” në Drenas, meqë rast edhe kanë ndarë një donacion për një grup të caktuar të grave të kësaj qendre, shkruan KultPlus.

Sipas një njoftimi për media ky donacion i dhuruar nga “Emina’s Hand” dhe Fondacioni Jahjaga u dha qëllim që tu lehtësojë veprimtarinë e këtyre grave.

“Gjithmonë për gratë!

Bashkë me Znj. Emina Çunmulaj vizituam sot në Drenas “Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave”.

Përmes Fondacionit të saj “Emina’s Hand” Znj. Emina dhe me ndihmën e Fondacionit Jahjaga ndau një donacion për një grup të caktuar të grave me qëllim që tu lehtësojë veprimtarinë e tyre.

Forca e gruas është e pathyeshme! Çdoherë në ndihmë të së ardhmes së shoqërisë, gruas”, thuhet në shkrimin e Jahjagës në facebook./ KultPlus.com

Të ngjajshme