Autostrada Biennale lanson konceptin kuratorial të edicionit të 5-të

14 Mars, 2025 - 6:32 pm

Autostrada Biennale ka njoftuar se është lansuar koncepti kuratorial i edicionit të 5-të, kuruar nga Erzen Shkololli, me titullin “Unfolding Currents: The Pulse of Time” (“Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës”).

Tema e këtij edicioni vë theksin te ndërthurja dinamike mes artistëve, veprave të artit, audiencës
dhe kontekstit të pasur historik të Prizrenit. Si qytet me shtresa të shumta arkitekturore dhe
kulturore, Prizreni shërben si visar i gjallë i trashëgimisë së Kosovës.

Fraza “Rrymat që Shpalosen” sjell ndër mend evoluimin e vazhdueshëm të narrativave historike
dhe artistike, ndërsa “Pulsi i Kohës” ngërthen natyrën ritmike dhe të pareshtur të këtyre shndërrimeve. Titulli nxjerr në pah angazhimin aktiv te bienales me çastin shumështresësh në të cilin jetojmë.

Edicioni i pestë Autostrada Biennale do të mbahet nga data 5 korrik deri më 5 tetor
2025./KultPlus.com

Të ngjajshme