21 Gusht, 2023 - 3:24 pm
Zyra Ndërkombëtare në UNI – Universum International College, është prej instancave më aktive në këtë institucion. Përmes kësaj zyre, shumë studentë kanë arritur të përfitojnë bursa semestrale jashtë vendit.
#UNI-Universum International College mbështetur nga Arizona State University është institucioni numër #1 në rajon për numrin e universiteteve partnere dhe mundësitë për studime jashtë vendit.
Gjermania mbetet si top destinacioni për studentë të Universum International College. Spanja është top destinacion për stafin akademik dhe administrativ të Universum duke u pasuar nga Portugalia dhe Polonia.
UNI Study Abroad Office ka përfunduar vitin akademik 2022/2023, duke implementuar 372 shkëmbime gjatë këtij viti akademik. Ndërsa, numri i përgjithshëm i Erasmus+ mobiliteteve të realizuara nga Kolegji Uiversum është 1.234 studentë dhe staf.
Një prej tyre është edhe Ensara Halilaj e cila më tutje do na tregoj për eksperiencat e saj në Universitetin Vechta të Gjermanisë.
“Ka një shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe vendesh të këndshme të cilat UNI t`i ofron për të studiuar për një semestër. Pas hulumtimit dhe mendimit të kujdesshëm, destinacioni përfundimtar për mua ishte Universiteti i Vechta-s në Gjermani. Kjo zgjedhje ishte e menduar mirë dhe ishte i përsosur për qëllimet dhe synimet e mija. Aty përjetova një sistem të ri të arsimit dhe një kulturë ndryshe, zhvillova shkathtësitë gjuhësore dhe fitova njohuri të reja që do më shërbejnë në të ardhmen”.
Mundësitë të cilat i ofrohen studentëve gjatë studimeve jashtë vendit janë të shumta që nga banimi, udhëtimet e deri tek shkëmbimi i kulturave me student nga e gjithë bota, këtë më së miri e potencon vetë Ensara.
“Kampusi ka ndërtesa moderne të dedikuara për laboratorët, bibliotekën dhe resurset e avancuara të mësimit. Kjo gjithë përfshirje e mundësive dhe resurseve e bën kampusin një vend të frytshëm për të mësuar, eksploruar dhe zhvilluar potencialet e studentëve në mënyrë të aftë dhe të frytshme.”
Krahas mundësive më të mira të studimit, qëndrimi në vendet Evropiane pasurohet edhe me vizita në vendet më të mira të Shteteve që zgjedhin të studioni, siç e potencon më tutje Ensara.
“Nëpër udhëtimet e mija gjatë qëndrimit në Gjermani, kam eksploruar qytete të njohura si Bremen, Münster, Hamburg dhe Hannover, duke kaluar nëpër rrugët e tyre karakteristike dhe duke zbuluar kulturat e ndryshme të këtyre destinacioneve. Kjo larmi e bëri përvojën time edhe më të pasur dhe të frytshme, duke u njohur me peizazhe të ndryshme dhe duke shijuar pamjet e bukura që çdo qytet ofron.”
Përveç Gjermanisë Ensara vizitoi edhe Alpet Zvicerane.
“Në këtë udhëtim të veçantë, kam pasur mundësinë të përjetojë një kulturë të re dhe peizazhe të mahnitshme të Alpeve Zvicerane”
Përgjatë qëndrimit për një semestër studentët kanë mundësinë që përveç vizitave në vende të ndryshme, ata njohin edhe shumë njerëz dhe kultura të ndryshme, siç vazhdon më tutje Ensara.
“Për pesë muajt e programit të shkëmbimit, ndjenja ishte sikur kisha udhëtuar në një botë të tërë, ndonëse kisha vizituar vetëm një pjesë të Evropës. Studentët ndërkombëtarë nga shumë vende të botës u bashkuan në një qytet dhe shkollë. Kam krijuar miqësi me shumë studentë nga kontinente të ndryshme, përfshirë Korenë e Jugut, Meksikën, Poloninë, SHBA-në, Greqinë, Gjermaninë dhe vende të tjera të Amerikës Latine.”
Bëhu #UNI dhe përfito bursë të plotë semestrale Erasmus+ dhe studio në një nga 221 universitetet partnere të #UNI në Evropë
#Apliko këtu: https://universum-ks.org/apliko/