1 Tetor, 2019 - 9:45 am
Avioni i dytë i flotës së Air Albania që mban emrin “Migjeni” nisi fluturimin drejt Italisë.
“Për hajër Migjen”, uroi Kryeministri Edi Rama, ndërsa publikoi edhe foto nga avioni model “Boeing 737 800”, prodhim i vitit 2016.
Avioni “Migjeni” u nis dje drejt aeroportit të Fiumicino Romë, rreth orës 06:13.
Kompania “Air Albania” ofron 3 destinacione të reja për pasagjerët: Romë, Milano dhe Bolonja.
Avionët e Air Albania mbajnë emrat e poetëve shqiptarë. I pari, mban emrin e Lasgush Poradecit, ndërsa i dyti emrin e Migjenit, ndërsa pritet të zbulohen edhe të tjerët.
Air Albania, e themeluar në maj të vitit të kaluar me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol, një degë e Ministrisë shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit dhe Turkish Airlines.
Fluturimi i parë drejt aeroportit të ri të Stambollit, u krye më 19 prill. / KultPlus.com