8 Tetor, 2022 - 12:39 pm
Fotografi i njohur, Ilaz Bylykbashi, po vazhdon të shpërndajë foto të ndryshme nga koha e viteve të 90-ta, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në ”Facebook” ai ka kujtuar avokatin Bajram Kelmendin.
Postimi i plotë:
Për mos me u harrue: Avokati Bajram Kelmendi
Për shumë kohë njihej si “Avokati më i shtrenjtë”! Ndërsa, gjatë viteve të ’90-ta u bë zëri i viktimave! Prokurorët e gjyqtarët serb në gjykimet politike kundër shqiptarëve, si dhe gazetarët e propagandës fashiste të Millosheviqit, e urrenin vetën në ditën kur duhej të ballafaqoheshin me te!
Pa mëdyshje ishte orator, virtuoz, më i mirë nga të gjithë kolegët e tij.
Drejtësia botërore do ta mbaj në mend për avokatin e parë që parashtroi kallxim penal kundër Millosheviqit, për krimet në Kosovë! Për këtë, më 25 u arrestua dhe më 26 mars 1999 u njoftua se u vra mizorisht, bashkë me dy djemtë e tij.
Fotografitë nga ⒸIlaz Bylykbashi /KultPlus.com