5 Shkurt, 2021 - 9:14 pm
Vetëm 30 vjet më parë, kushtet e jetesës, teknologjia e çdo gjë tjetër ishin shumë më ndryshe sesa në kohët e sotme.
Krahasuar me atëherë, fshatrat tash janë të zbrazëta, pasi edhe infrastruktura jo e mirë ka ndikuar që banorët t’i braktisin ato.
Tafil Beqiri është 78 vjeç dhe jeton me bashkëshorten e tij, në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.
Ai me nostalgji kujton kohën sa ishte i ri dhe jetesën që kishin banorët në këtë fshat.
Edhe përkundër kushteve të vështira, në të cilat jetonin rreth 30 anëtarë të familjes në një shtëpi, ai thotë se ishte dashuria ajo që i mbante në harmoni.
Në atë kohë, rrëfen ai, rrugët ishin plot me fëmijë dhe kishte shumë gjallëri.
Edhe pse me vështirësi të shumta, çifti Tafil dhe Shaha Beqiri kanë rritur 12 fëmijë.
Edhe për zonjën e shtëpisë obligimet ishin të mëdha: si punët rreth shtëpisë, bagëtitë e kujdesi për fëmijët.
Zonja Shahë tregon se shpesh ka ndodhur ta zinte mëngjesi zgjuar duke punuar punë dore për t’ua plotësuar nevojat fëmijëve të saj.
Shtëpitë e ndërtuara nga gurët e fijet e kashtës tash e sa kohë janë të braktisura./ atv / KultPlus.com