9 Janar, 2022 - 6:50 pm
Çdo aludim për faktin se nuk respektoj hetimet, urdhrat, kërkesat apo urdhëresat për ngjarjen është një gënjeshtër, tha në një video Alec Baldwin, lidhur me vdekjen tragjike në xhirimet e filmit ”Rust”, të drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins.
”Unë ju siguroj për një bashkëpunim 1 000 për qind me hetimet, pas kërkesës për sekuestrimin e celularit”, thekson aktori i njohur.
Aktori shpjegoi se autoritetet në New Mexico, ku ndodhën të shtënat, po koordinohen me autoritetet në shtetin e Nju Jorkut, ku jeton Baldwin, për të marrë telefonin, duke shtuar se ishte një proces i gjatë.
“Natyrisht, ne do t’i përmbahemi 1 000% të gjitha kërkesave. Jemi absolutisht dakord”, tha aktori.
Oficerët e policisë amerikane të ngarkuar me hetimin u autorizuan më 16 dhjetor për të sekuestruar celularin e Baldwin-it.
Aktori ka pohuar gjithmonë se nuk e ka tërhequr kurrë këmbëzën dhe në një intervistë ka siguruar se nuk e ka idenë se si mund të ketë përfunduar një plumb i vërtetë në sheshxhirim./atsh/ KultPlus.com