Balena me të voglin e saj i mahnisin surfistët

2 Gusht, 2020 - 8:30 pm

Një balenë e vogël e përcjellë me kujdes nga nëna e saj, iu afrua me metra afër disa surfistëve dhe notuesve në një plazh në veri të qytetit Sydney të Australisë të dielën pasdite.

Është gjë e pazakontë që të shihet një këlysh balene në këtë muaj në Sidney. Zakonisht balenat e Australisë migrojnë drejtë veriut nga Antarktiku, përgjatë brigjeve të ujërave tropik në veri të Queensland nga muaji prill deri në korrik, shkruan The Guardian.

Balenat lindin në ujëra më të ngrohta dhe shpesh nënat dhe këlyshët shihen duke shkuar për në jug gjatë pjesës së dytë të pranverës australiane, transmeton KOHA.

Një surfues tha se kurrë nuk kishte parë një balenë, e posaçërisht jo një këlysh, që të vijen aq afër bregdetit.

“Së pari u afrua e vogla, e pastaj nëna erdh së shpejti kur pa se njerëzit ishin afër”, tha ai.

“Shpesh shohim balena shumë më larg, por këtë herë na erdhi mu aty ku po notonim dhe surfonim”, shtoi ai.

Fotografitë tregojnë surferët larg vetëm rreth 10 metra nga nëna balenë dhe këlyshi. /KultPlus.com

Të ngjajshme