Balerinët shqiptarë performojnë në Palma de Mallorca

7 Nëntor, 2024 - 5:45 pm

Baleti “Giselle” me historinë e mrekullueshme të dashurisë që triumfon edhe përtej vdekjes, e çon trupën e baletit të TKOB-së në Palma de Mallorca të Spanjës në datat 7, 8 dhe 10 nëntor.

Ky balet i veçantë, që përcjell thellësinë e ndjenjave dhe bukurinë e baletit klasik, do të prezantojë talentin e balerinëve shqiptarë për publikun ndërkombëtar.

Teatri Kombëtar i Operas e Baletit në një postim në rrjetet sociale shprehet se, ky bashkëpunim nënvizon angazhimin për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare në skenat ndërkombëtare, duke vendosur TKOBAP-në në hartën kulturore botërore dhe duke ofruar një platformë të denjë për artistët shqiptarë./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme