14 Nëntor, 2021 - 12:30 pm
Balonat shumëngjyrëshe me ajër të nxehtë ndriçuan të premten mbrëma qiellin në Festivalin Ndërkombëtar të Balonave León në Meksikë.
Festivali është në vitin e tij të 20-të.
Ekstravaganca katërditore u ndërpre në vitin 2020 nga pandemia COVID-19 dhe u mbajt vetëm virtualisht, raporton AP.
Këtë vit, ai tërhoqi edhe një herë pilotë nga vende në mbarë botën dhe kënaqi mijëra njerëz që u mblodhën për të parë balonat e ajrit të nxehtë në qiell dhe për të shijuar muzikën tradicionale dhe shfaqjet e vallëzimit./KulPlus.com