BBC anuloi pezullimin, Lineker kthehet në TV: kishte kritikuar qeverinë angleze, u mbështet nga kolegët

14 Mars, 2023 - 10:00 pm

Gary Lineker është rikthyer në TV, BBC në fakt ka vendosur të anulojë pezullimin e ish qendërsulmuesit të kombëtares angleze. Lineker u pezullua pas kritikave të bëra në rrjetet sociale për politikën e re të imigracionit të qeverisë britanike. Ai e krahasuar gjuhën e saj me atë të Gjermanisë naziste. Një prapaktheu, ajo e transmetuesit të famshëm, edhe për shkak të kaosit të fundjavës së fundit. Një pjesë e madhe e programeve sportive u anuluan për shkak të protestës së komentatorëve, analistëve dhe ish-futbollistëve në mbështetje të Lineker.
Për të motivuar pezullimin e menjëhershëm të Lineker, BBC kishte pohuar se postimi i ish-futbollistit kishte shkelur rregullat e paanësisë së transmetuesit. Por nga ana tjetër kritikat theksuan shtypjen e lirisë së fjalës, duke protestuar hapur. Kjo situarë e detyroi BBC të anulonte pjesën më të madhe të programit të saj të fundjavës.

“Gary Lineker është një pjesë e vlefshme e BBC – komentoi pas heqjes së pezullimit, menaxheri i përgjithshëm Tim Davie -. Mezi pres që ai të prezantojë mbulimin tonë për Premier League fundjavën e ardhshme”. Ai shtoi se BBC do të rishikojë rregullat e saj të brendshme në lidhje me përdorimin e mediave sociale.

LINEKER: “DITË SURREALE, FALEMINDERIT PËR MBËSHTETJEN”

I menjëhershëm edhe komenti i vetë Lineker mbi çështjen: “Pas disa ditësh surreale, jam i kënaqur që ia dolëm ta kapërcejmë të gjithë këtë – tha ai -. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e pabesueshme. Veçanërisht kolegët e mi në BBC Sport, për shfaqjen e jashtëzakonshme të solidaritetit. Futbolli është një lojë skuadre, por mbështetja e tyre ka qenë e madhe. Unë kam prezantuar sportin në BBC për gati 3 dekada dhe jam jashtëzakonisht krenar që punoj me transmetuesin më të mirë dhe më korrekt. Mezi pres që të rikthehem në Match Of The Day të shtunën. Gjithashtu, do të doja të falënderoja Tim Davie për mirëkuptimin e tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Ai ka një punë ku është pothuajse e pamundur t’i mbash të gjithë të lumtur. Veçanërisht kur bëhet fjalë për drejtësinë. Më vjen mirë që do të vazhdojmë të luftojmë betejat e duhura, së bashku”.

“Një mendim i fundit. Sado të vështira kanë qenë ditët e fundit, nuk krahasohen me detyrimin për të ikur nga shtëpia, përndjekja ose lufta për të kërkuar strehim në një vend të largët. Është emocionuese të shohësh ndjeshmërinë për situatën e tyre nga kaq shumë prej jush. Ne mbetemi një vend i njerëzve kryesisht tolerantë, mikpritës dhe bujarë. Faleminderit”.

Të ngjajshme