5 Shkurt, 2023 - 2:25 pm
Numri i njerëzve që përdorin Facebook në baza ditore u rrit në dhjetor në një mesatare prej dy miliardë: një e katërta e popullsisë së botës, raporton BBC.
Rritja më e fortë se sa pritej ndihmoi në krijimin e optimizmit të përtërirë për kompaninë, e cila është vënë nën presion nga rritja e kostove dhe rënia e shitjeve të reklamave.
Aksionet e kompanisë mëmë Meta u rritën me më shumë se 15% pasi Mark Zuckerberg deklaroi se ‘’viti 2023 do të jetë viti i efikasitetit”.
“Ne jemi në një mjedis tjetër tani,” theksoi ai, duke treguar të ardhurat e kompanisë, të cilat ranë në vitin 2022 për herë të parë në historinë e saj pas viteve të rritjes dyshifrore.
Kujtojmë se vitin e kaluar, kompania shkurtoi 11 000 vende pune, e barabartë me rreth 13% të stafit./ KultPlus.com