BBC përdori intervistën me Lady D, kërkon falje publikisht

25 Korrik, 2022 - 1:15 pm

Pas një historie të gjatë përplasjesh e polemikash, drejtori i përgjithshëm pranë BBC, Tim David u kërkoi falje publikisht princit Charles dhe dy djemve, William dhe Harry, për intervistën famëkeqe të princeshës Diana, në vitin 1995.

Lady D është intervistuar nga gazetari Martin Bashir, gjatë emisionit “Panorama”. Videoja hyri në histori, për zbulimet nga ana e Dianës, mbi martesën e saj me princin Charles, si dhe për familjen mbretërore në përgjithësi.

Zbulimet e saj, që bënë bujë të madhe, rezultuan të jenë marrë përmes mashtrimit.

Tani pas kaq vjetësh, BBC ka kërkuar falje zyrtarisht, duke premtuar se nuk do ta transmetojë më intervistën.

Në vitin 2021, një hetim i pavarur mbi programin, nga Lord Dyson, zbuloi se transmetuesi publik britanik “nuk i plotësonte standardet e larta të integritetit dhe transparencës, që janë tipar dallues i tij”.

Hetimi filloi me akuzën nga vëllai i Princeshës së Uellsit, Earl Spencer, që i adresonte BBC-së, “pandershmëri të plotë”.

Në të vërtetë, u zbulua se gazetari Martin Bashir, kishte përdorur metoda manipuluese, për të arritur intervistën me Dianën, duke përfshirë dokumente të dyshuara, të falsifikuara.

Earl Spencer kishte vite që kërkonte akuza penale, nga personat e përfshirë. Por, Scotland Yard lëvizi vetëm kur avokatja Louise Prince, i shpjegoi gjykatës se, akuzat e bëra gjatë intervistës shkaktuan “pasoja të rënda personale, për të gjithë të interesuarit”.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, BBC dha ​​​​deklaratën e mëposhtme:

“Që nga publikimi i “Raportit Dyson” vitin e kaluar, ne kemi punuar me ata që kanë vuajtur nga taktikat manipuluese të përdorura nga BBC, në ndjekjen e intervistës së saj, me Dianën.

Do të doja të përfitoj nga ky rast, për t’i kërkuar falje publike Princit të Uellsit, Charles dhe Dukës së Kembrixhit, William dhe Sussex Harry, për mënyrën sesi u mashtrua Princesha Diana dhe ndikimi që pati në jetën e secilit.

Siç tha vetë Duka i Kembrixhit, “BBC, gaboi me faktet. Nëse do të kishim bërë siç duhet punën tonë, princeshë Diana do ta dinte të vërtetën, kur ishte ende gjallë. Kemi zhgënjyer atë, familjen mbretërore dhe audiencën tonë”, –  përmbyllet deklarata e vonuar e prestigjiozes. / Konica.al / KultPlus.com

A video-grab from this evening’s, 20 November, transmission of Martin Bashir’s exclusive interview with the Princess of Wales, for the BBC’s current affairs programme, Panorama. VIDEO-GRAB COURTESY BBC TV PICTURE PUBLICITY. = UK OUT = = STRICT EMBARGO: NOT FOR PUBLICATION BEFORE 2240 HRS, MONDAY, 20 NOVEMBER 1995 =

Të ngjajshme