BBC: Përgatitje optimale kundër një kërcënimi kibernetik rus

11 Maj, 2023 - 9:52 am

Përgatitjet e Eurovisionit për një kërcënim të mundshëm kibernetik nga Rusia janë optimale dhe organizatorët ndihen shumë të sigurt, tha drejtori menaxhues i festivalit panevropian të këngës në BBC.

Transmetuesi ka punuar me ekipin e specializuar të Bashkimit Evropian të Transmetuesve dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike përpara ngjarjes njëjavore në Liverpul.

Ukraina fitoi konkursin e vitit të kaluar, por pushtimi i Rusisë bëri që këtë ngjarje ta përgatiste BM.

Martin Green i BBC-së, i cili gjithashtu udhëhoqi ceremoninë olimpike në Londër 2012, tha se mënyra më e mirë për t’u përballur me çdo kërcënim ishte bashkëpunimi.

”Natyrisht që organizova ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, 12 vjet më parë, dhe tani po e bëj sërish”, shtoi ai.

“Mënyra për ta trajtuar kërcënimin është thjesht të siguroheni që kemi njerëzit më të mirë pranë nesh dhe ne i kemi dhe jemi me shumë me fat për këtë”, theksoi ai.

Green tha se kishte pasur shumë testime, por tha se ai nuk ishte në gjendje të ndante detaje më specifike.

Martin Osterdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i EBU-së për Eurovisionin, gjithashtu adresoi vendimin e tij për të bashkëpunuar me platformën e mediave sociale TikTok si partner zyrtar argëtimi.

Në mars, parlamenti i BM njoftoi se do të bllokonte aplikacionin nga pajisjet dhe rrjetet e tij për shqetësime sigurie, dhe vende të tjera gjithashtu e kanë kufizuar ose ndaluar atë.

Osterdahl tha se EBU planifikoi të rishikonte partneritetin e saj me TikTok kur të përfundonte kontrata aktuale.

”TikTok janë anëtarë të organizatës sonë, kështu që ne e dimë se çfarë po ndodh në secilin vend dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim atë nga afër. Ne po i shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet tona të sponsorizimit rregullisht si edhe skadencën e tyre. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë me TikTok. Do të shohim se si do të jetë situata kur të skadojë ajo kontratë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu konfirmoi se njerëzit në Rusi janë të ndaluar të votojnë në garën e këtij viti për shkak të sanksioneve financiare ndaj vendit duke e bërë të pamundur që ata të paguajnë tarifën e votimit.

Rusisë iu ndalua të konkurronte në garë vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës.

Por, për herë të parë në historinë gati shtatë dekadëshe të konkursit, njerëz nga vende jashtë konkursit janë në gjendje të votojnë për këngën e tyre të preferuar këtë vit.

Votat e tyre konvertohen në pikë që kanë të njëjtën peshë si një vend pjesëmarrës duke lejuar potencialisht disa qytetarë rusë të ndikojnë në votim./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme