18 Tetor, 2022 - 12:34 pm
Sipas një studimi, Bashkimi Evropian ka prodhuar më shumë energji elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë se kurrë, që nga pushtimi rus i Ukrainës.
‘’Midis marsit dhe shtatorit, 24% e energjisë elektrike të BE-së erdhi nga energjia diellore dhe e erës’’, sipas një raporti të publikuar nga grupet kërkimore ”Ember” dhe E3G.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, BE-ja ka rritur prodhimin e energjisë elektrike nga këto dy burime të energjisë me tre pikë përqindje.
Një total prej 345 teravat orë (TWh) erdhën nga era dhe dielli gjatë periudhës së vlerësuar në 2022, një rritje prej 39 TWh krahasuar me 2021.
Sipas studimit, Gjermania ka shënuar gjithashtu një rekord me 104 TWh energji elektrike nga dielli dhe era që nga marsi.
Gjithsej 19 vende të BE-së kanë arritur prodhimin rekord të energjisë elektrike nga era dhe dielli, përfshirë Francën, Italinë, Poloninë dhe Spanjën./ atsh / KultPlus.com