17 Qershor, 2024 - 3:21 pm
Fotografi nga sitet më të bukura të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë do të shfaqën në një konkurs të fotografisë që mundësohet nga projekti i Bashkimit Europian EU4Culture.
Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, njoftoi në rrjete sociale, për të gjithë të apasionuarit e fotografisë, që të bëhen gati për të fotografuar disa nga sitet më të bukura të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë dhe të bëhen pjesë e konkursit të fotografisë së siteve të EU4Culture.
“Snap the Site. Eksploroni disa nga vendet kryesore të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe shfaqni bukurinë e tyre përmes këndvështrimit tuaj unik”, shkroi zyra e BE-së në Tiranë, teksa informoi se, pjesëmarrësit do të trajnohen nga fotografi i njohur Armand Babani, duke siguruar një përvojë lektorimi krahas konkursit.
Të apasionuarit mund të zgjedhin vendin e tyre të preferuar sipas axhendës që parashikon vendndodhjet:
22 Qershor: Kulla Veneciane (Durrës) & Kisha e Shën Antonit Kepi i Rodonit
29 Qershor: Ura e Kurçajt & Kalaja e Bashtovës
06 Korrik: Kisha e Manastirit të Rubikut & Muzeu Etnografik i Krujës
Ndërsa afati i aplikimit është deri më 20 qershor 2024
“Stafi përkatës do të mundësiojë për gjithçka tjetër. Ndërsa konkursi do të ndajë çmime fantastike për fituesit”, njofton Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, teksa fton të apasionuarit të aplikojnë në linkun: https://europeishere.al/snap-the-site-competition/./atsh/KultPlus.com