3 Mars, 2022 - 6:00 pm
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, ka njoftuar se BE-ja ka ndarë 1.2 miliard euro për të ndihmuar Ukrainën në përballjen e saj me agresionin rus.
Së paku 600 milionë euro do t’ia sigurojnë në mars, pa kushte.
“Jam i nderuar që sot nënshkrova memorandumin e mirëkuptimit për rreth 1.2 miliard euro për ndihmë makrofinanciare nga BE-ja për Ukrainën. Kjo do të ofrojë mbështetje për qeverinë ukrainase, duke ndihmuar për të financuar nevojat e tyre derisa po luftojnë heroikisht kundër agresionit barbar të Rusisë”.
Ukraina në vazhdimësi ka bërë thirrje për ndihma më të mëdha nga aleatët e saj perëndimorë si në aspektin ushtarak, ashtu edhe financiar. / KultPlus.com