1 Dhjetor, 2019 - 8:22 pm
Bebe Rexha është nisur për në Shqipëri që të ndihmoj të prekurit nga tërmeti. Ajo kishte bërë të ditur se pas tërmetit në që ndodhi gjatë datës 2 dhjetor do udhëtoj në Shqipëri për të dhënë ndihmën e saj familjeve të prekura nga kjo tragjedi.
Këngëtarja tani me anë të disa postimeve njoftoi se bashkë me të atin e saj po nisen drejt aeroportit dhe nesër pritet që të mbërrijnë në Shqipëri.
“Babai im dhe unë po bëhemi gati të shkojmë në aeroport së shpejti për t’u nisur drejt Shqipërisë. Qëllimi im është që të t’i vetëdijësojë mediat rreth botës, të marrim ndihmë për vendin tonë dhe të gjejë zgjidhjen e duhur për paratë e mbledhura dhe të sigurohem se ato po përdoren për qëllime të mira. Shpresojmë që ndoshta do t’i ndërtojmë një apo dy shtëpi ose nuk e di, të shohim sa kushton. Dua t’i dorëzojë në duar të sigurta”, tha ajo. Lajmi.net/ KultPlus.com