Begaj: Organet ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt ngjarjen kriminale ndaj “Top Channel”

27 Mars, 2023 - 9:07 am

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pas mesnate ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë.

Si pasojë e kësaj ngjarje ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Begaj i shpreh ngushëllime familjes së z. Kola dhe inkurajon organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.

Në reagimin zyrtar, Policia informon se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme