Begaj: Tekstet e Jorgo Papingjit i rezistuan të gjitha kohërave

23 Mars, 2024 - 10:01 am

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, dërgoi një kurorë lulesh në homazhet e zhvilluara për “Mjeshtrin e Madh”, Jorgo Papingji, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Ndërsa vlerësoi ndikimin e poetit në shoqërinë shqiptare përmes teksteve në këngët e muzikës së lehtë dhe popullore, Presidenti i Republikës i përcolli ngushëllime familjes përmes një telegrami ku, ndër të tjera, shkroi:

“Ne që u rritëm me muzikën e veshur aq mjeshtërisht nga vargjet e teksteve të tij, ëndërruam, medituam e reflektuam mbi to, do ta kujtojmë si poetin më të dashur.
Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave, sepse ai nuk ra në kurthin e eksperimenteve kalimtare, por mbeti poeti besnik ndaj rëndësisë së fjalës”. / KultPlus.com

Të ngjajshme