20 Dhjetor, 2023 - 11:45 am
Festa e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë po afron.
Kjo festë e cila fillon më 24 dhjetor e do të zgjasë deri në orët e mbrëmjes më 25 dhjetor do të ketë një program të pasur.
Ipeshkvia Prizren-Prishtinë do të zhvilloj këto aktivitete në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
E DIELE, 24 DHJETOR 2023
Në orën 18:00 – Pritja Solemne e Krishtlindjes, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis” që gjendet te Katedralja Shën Nënë Tereza. Pritet të jenë prezent përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, trupi diplomatik dhe njerëz të kulturës, artit dhe miq e dashamirë. Në orën 23:30 – Program për Krishtlindje në Katedrale, i cili zgjatë deri në mesnatë. Në orën 24:00 – Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza, të cilën do ta udhëheq Sh. T. Imzot Dodë Gjergji.
E HËNË, 25 DHJETOR 2023
Në orën 11:00 – meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza. Në orën 18:00 – meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë. / KultPlus.com