5 Maj, 2023 - 9:30 am
Mjekët e kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt një foshnjë të palindur, pasi kryen një operacion të parë në llojin e tij në tru, ndërsa fëmija ishte ende në mitër.
Një ekip prej dhjetë personash në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit dhe Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts kreu procedurën e përpiktë, e cila përfshinte prerjen në mitër, kafkën e foshnjës dhe më pas operimin në trurin në zhvillim.
Siç shkruan Daily Mail, foshnja u diagnostikua me venën e keqformuar të Galenit në javën e 30-të.
Fëmijët e lindur me këtë gjendje kanë një shans 30 për qind të vdesin para moshës 11 vjeç.
Gjendja – e cila prek një në 60,000 foshnja – ndodh kur arteriet në tru derdhin gjakun direkt në vena në vend të kapilarëve. Kjo e përmbyt zemrën me gjak dhe mund të çojë në presion të lartë të gjakut në mënyrë të rrezikshme.
Operacioni nga mjekët në Boston, u krye duke prerë në disa shtresa, në barkun e gruas shtatzënë dhe duke përdorur ultratinguj për të identifikuar arterien dhe për të drejtuar operacionin.
Gruaja dy ditë më vonë lindi fëmijën të shëndetshëm dhe ai lindi pa defekte. Studiuesit po punojnë me Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të kryer prova mbi sigurinë dhe efektivitetin e këtij operacioni, duke shpresuar të zgjerojnë përdorimin.
“Ekipi i ndërhyrjes së fetusit në Spitalin e Fëmijëve në Boston dhe Brigham and Women’s Hospital kanë krijuar me sukses një tjetër procedurë ‘in utero’ që mund të ketë shumë ndikim”, deklaroi më pas, Dr Gary Satou, një kardiolog në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.
Kirurgjia u dokumentua në një rast studimi të botuar të mërkurën në revistën Stroke të Shoqatës Amerikane të Zemrës. / KultPlus.com