5 Dhjetor, 2020 - 7:59 pm
Benardina Qerraxhia është një kapitull i artë i sportit dhe kulturës shqiptare.
Ajo u lind në Shkodër, më 24 janar të vitit 1919.
Zysh Beni, siç u popullarizua emri i saj, ishte fëmija i tetë, i prindërve Gjergjush dhe Roza Qerraxhia.
Shpejt e la qytetin e lindjes, Shkodrën, për t’u vendosur në Kavajë.
Shkolla bujqësore shqiptaro-amerikane e Golemit, ishte shumë e njohur dhe Beni mësoi aty. Fare e njomë, përvetësoi njëherazi dy gjuhë të huaja: anglisht dhe italisht. E folura anglisht e zysh Benit, në versionin amerikan ishte e përsosur dhe shumë dalluese nga anglisht-folësit e tjerë. Nga shkolla shqiptaro-amerikane e Kavajës, në të mesmen e njohur “Nëna Mbretëreshë”, në Tiranë.
Disiplina, edukata, kultura e gjerë, komunikimi njerëzor në raport me shoqërinë, krijuan profilin e një intelektualeje ekselencë, gjë që do ta ndihmonte në krijimin e një profili të një gruaje të pakonkurrueshme.
Në mbarim të sudimeve, shqiptarja Benardina Qerraxhia do të klasifikohej me notën maksimale, 30, në metodën e mësimdhënies.
Dashuria për atdheun, tradita patriotike e familjes së saj, me një mbiemër shumë të njohur në Shkodër, Qerraxhia, e detyruan të rikthehej në Durrës. Dhe kjo gjë për kohën, duhej të konsiderohej si një fat i rënë nga qielli, pasi kuadër të këtij rangu nuk kishte Shqipëria, e jo më Durrësi. Punoi si mësuese në shkollën qytetëse dhe në të vetmin gjimnaz të Durrësit, “16 Shtatori”. Anglishtes së përsosur, iu shtua edhe një italishte po e tillë, një frëngjishte dhe spanjishte perfekte.
I gjithë formimi kulturor i Benardina Qerraxhisë ishte një vlerë e shtuar për qytetarinë dhe civilizimin e jetës kulturore, sociale dhe sportive në Durrës dhe veçanërisht i shërbente emancipimit në një nivel superior të gruas shqiptare.
Benardina Qerraxhia ishte: