Bëri selfie me turistet gjermane dhe u kërkoi Instagramin, pezullohet nga puna efektivi i rrugores në Lezhë (VIDEO)

19 Qershor, 2024 - 12:52 pm

Një efektiv policie është pezulluar nga puna pasi bëri selfie me dy turiste gjermane gjatë orarit të punës.

Më 10 qershor te kryqëzimi i Tales, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuese shtetasen gjermane J. W., pasi kanë konstatuar se qarkullonte me njërën dritë të automjetit, të djegur.

Pasi i kanë komunikuar arsyen e ndalimit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasja nuk dinte shqip dhe për këtë arsye komunikimin me të e kanë bërë nëpërmjet Google Translate.

Për shkeljen e kryer (qarkullim me të meta teknike pamore), të parashikuar nga neni 79 i Kodit Rrugor, shtetasja J. W. është ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë.

Shtetasja e huaj ka pranuar ta paguajë masën administrative në çast (në dorë) dhe për këtë arsye, konform nenit 205 të Kodit Rrugor, masa administrative është përgjysmuar në 500 lekë. Këto veprime janë të dokumentuara me fletën e masës administrative dhe me mandatin e arkëtimit për pagesën e bërë.

Bazuar në videon e hedhur në rrjete sociale në faqen në Tik Tok të turistes, polici i ka shkruar në Instagram dhe ka bërë foto me to.

https://www.tiktok.com/@jeanniejuice/video/7381768361274772768?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Të ngjajshme