23 Nëntor, 2019 - 11:53 pm
Besian Mustafa në 19 vjetorin e vrasjes kujton babanë e tij, Xhemajl Mustafën.
Mustafa tha se e mban mend babanë e vet punëtor dhe të heshtur.
“Qe 19 vjet të mbaj mend kështu, punëtor, në mendime, i mprehtë, i qetë, i heshtur, besnik, i afërt, gjithnjë duke gjetur gjuhë të përbashkët me të gjithë në çdo rrethanë”.
“Nuk të vranë ty. Vranë të ardhmen e fëmijëve të tyre”, ka shkruar Mustafa në Facebook. / KultPlus.com