10 Tetor, 2022 - 2:06 pm
Në “Ditën Botërore të Shëndetit Mendor”, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit për Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka njoftuar se kjo drejtori tashmë ka hapë konkursin për pranimin e 25 psikologëve shkollorë, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e drejtoreshës Musmurati.
Po, shëndetin mendor dhe sigurinë në shkolla e kam shumë seriozisht! Sot e hapëm konkursin për punësimin e 25 psikologëve shkollorë dhe dëgjuam kërkesat e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve të Prishtinës. Nuk do ta lëmë asnjë shkollë pa psikolog! Një zotim i përmbushur për të jetësu planin për siguri në shkolla.
Sot, saktësisht në “Ditën Botërore të Shëndetit Mendor”, po zotohemi se nuk do të ndalemi në përmirësimin e ambienteve shkollore së bashku me Këshillin e Nxënësve dhe Departamentin e Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës. Çdo shkollë duhet të jetë miqësore për të gjithë pa përjashtim./ KultPlus.com