11 Nëntor, 2021 - 8:30 pm
Një figurë origjinale dhe e ndërlikuar, që spikat në letërsinë tonë është padyshim ajo e arbëreshit Zef Serembe. 120 vjetori i vdekjes së tij kujtohet nga Biblioteka Kombëtare përmes një ekspozite. Shefja e sektorit të albanologjisë Alda Bicoku, thotë se tashmë është kthyer në traditë rikthimi në memorie e figurave të shquara.
Në hyrje të sallës shkencore prezantohen vepra origjinale, botime të ndryshme, periodikë dhe studime rreth Serembes.
Lexuesit këtë formë prezantimi e shohin si një domosdoshmëri që të transmetohen vlerat e tyre tek brezi i ri.
Poezia e Serembes shquhet për melankolizmin dhe lirizmin, por në poezinë “Vrull” të Zef Serembes pasqyrohet fati i arbëreshëve. Zef Serembe krijoi poezinë lirike moderne arbërore duke u mbështetur në traditë. Zef Serembe shënon hapin e parë që e la Arbrinë e Motit të Madh dhe iu kthye Shqipërisë së moteve të reja me mall përmes vargjeve të tij patriotike ./abcnews/KultPlus.com