22 Prill, 2022 - 10:53 am
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka përgatitur një program të pasur për shënimin e Ditës së Librit dhe e të Drejtës së Autorit, përcjellë KultPlus.
Programi nis me orë letrare “Ora për Shkrimtarin: Vehbi Kikaj”, që vjen në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit për fëmijë Vehbi Kikaj.
– Fjalë hyrëse
Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
– Dr. Liburn Jupolli, këshilltar, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Fjalë për Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtës së Autorit
Promovim i Katalogut “Vehbi Kikaj: në 80-Vjetorin e lindjes”
– Dr. Xhevat Syla dhe Dr. Dije Demiri – Frangu
– Fjalë për veprën e Vehbi Kikajt në 80-vjetorin e lindjes së autorit
“Ora për Shkrimtarin”
lexojnë poezi
– Dije Demiri – Frangu
– Xhevat Syla
lexojnë poezi dhe fragmente të prozë së autorit
– Nxënës të shkollës “Zenel Hajdini” të Lupçit të Poshtëm
Hapja e ekspozitës së librit: Vehbi Kikaj: në 80-vjetorin e lindjes
Veprimtaria organizohet më 22 prill 2022, në orën 10:00 në Amfiteatrin e Madh, Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Programi i 22 prillit vazhdon me diskutim të hapur me përfaqësues të Shtëpive botuese.
Në panel diskutimi do të jenë:
– Zjarrta Osmani – Zyra për të Drejtat e Autorit
– Ioannis Kikkis – Ekspert i të Drejtës së Autorit
– Dimitris Tsolis – Projekt i IPR
– Sadije Topojani – Dogana e Kosovës
– Isa Dukaj – Agjencia për Pronësi Industriale
Veprimtaria organizohet më 22 prill 2022, në orën 12:00 në Amfiteatrin e Madh, Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Për të përmbyllur këtë ditë, krejt për fund do të mbahet edhe një manifestim poetik “Homazh për Ali Podrimjen”.
Aktori Bislim Muçaj lexon poezi të zgjedhura të Ali Podrimjes në përcjellje instrumentale të violonistes Alkesta Gllogjani.
Ndërsa me vargjet e tyre paraqiten:
Adem Gashi,
Ilire Zajmi,
Halil Matoshi,
Imer Topanica ,
Alketa Gashi Fazliu.
Po ashtu hapet ekspozita dhe promovohet katalogu: “Ali Podrimja në 80-vjetorin e lindjes”, të premten, më 22 prill, në ora 20:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. / KultPlus.com