Biblioteka Kombëtare, trajnime për përdorimin e Bibliotekës Digjitale

25 Shkurt, 2025 - 2:37 pm

Në mjediset e Qendrës “Sotir Kolea”, stafi i Bibliotekës Kombëtare zhvilloi një trajnim me qëllim aftësimin në përdorimin e Bibliotekës Digjitale, që ofrohet për të gjithë lexuesit në website-n e BKSH-së.

Qëllimi i këtij trajnimi është stimulimi i përdorimit të materialeve të digjituara dhe aftësimi i lexuesve në përdorimin e tyre. Në Bibliotekën Digjitale të BKSH-së gjenden të skanuara, në cilësi tepër të lartë, dorëshkrime, harta, libra, antikuare dhe periodikë të vjetër në gjuhën shqipe, të gatshme për t’u aksesuar nga kudo.

Ndërkohë, për të gjithë lexuesit të cilët duan të aftësohen në kërkimin bibliotekar, BKSH ua ofron këtë mundësi çdo të enjte në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, në trajnimin “Ora e Bibliotekës”./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme