1 Nëntor, 2020 - 2:31 pm
Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden e ka përmendur Kosovën gjatë fushatës së tij elektorale në Michigan.
Biden ka kujtuar se në Kosovë një rrugë ka marrë emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij. Ai ka folur edhe për përmendoren e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton që ndodhet në Prishtinë, transmeton KultPlus.
“Pas një viti të qëndrueshëm kur shërbeu si zyrtar ligjor i SHBA-së, shkoi në Kosovë – o baba, do të jem baba tipik – atje është një përmendore prej mbi 3.5 metrash kushtuar atij, një rrugë e rëndësishme që ata ndërtuan – Rruga “Beau Biden”, për përkushtimin e tij. Biri im u kthye në atdhe me një tufë medaljesh (për shërbim), si shumë të tjerë, para se ta humbte jetën”, tha Biden.
I am watching Joe Biden‘s Michigan speech and he is talking about Kosovo! Super proud, thank you President Biden!!! #BidenHarris2020 pic.twitter.com/yPui9Qq4IP
— Admir Molla (@Admirr_m) October 31, 2020
Më 6 qershor të vitit 2016, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që rrugës nacionale Gjilan – Ferizaj t’ia vë emrin “Beau Biden”. Kjo ishte bërë me propozim të kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafës. / KultPlus.com