Bie niveli i ujit në Badoc dhe Batllavë, ujësjellësi: Shfrytëzoni ujin në mënyrë të drejtë

5 Korrik, 2022 - 9:30 am

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje ndaj konsumatorëve që uji i pijshëm të shpenzohet racionalisht.

Kompania thotë se çdo ditë e më shumë po rriten  kërkesat për ujë të pijshëm, ndërsa ka rënie të nivelit në dy liqenet prej ku merret uji për furnizim.

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 1.52 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 7.90 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes . Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

Të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të pa arsyeshme”, thuhet në kërkesën drejtuar qytetarëve.

KRU,,Prishtina,, sh.a. me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.

“Ujin e zëvendëson vetëm uji! Andaj, t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit për periudhat vijuese!”. / KultPlus.com

Të ngjajshme