Bienalia e karikaturës në Tiranë, pjesëmarrës 255 karikaturistë nga e gjithë bota

11 Nëntor, 2024 - 1:11 pm

255 karikaturistë nga 53 vende të botës, sollën në Tiranë 709 punime, në Bienalen e karikaturës “Niko Nikolla”, aktivitet që e ka futur kryeqytetin tonë në hartën e karikaturës botërore.

Temë e punëve të njerëzve që kontribuojnë në portalet dhe gazetat më të mëdha botërore, që prodhojnë art universal ishin jeta, portreti i veçantë, kaçurrelat, ngjyrat politike dhe njerëzore të Dritan Abazoviç, kryeministri i parë shqiptar në Malin e Zi, risitë që solli qeverisja dhe aktivizmi i tij politik në rajon dhe më gjerë.

Temë e dytë ishte bashkëjetesa me një të keqe të domosdoshme siç është teknologjia dixhitale, e cila në 20 vitet e fundit ka prekur 50% të popullsisë së botës së zhvilluar dhe ka transformuar shoqëritë.

Artistë nga gjithë bota, Kina dhe Ukraina, Brazili dhe Indonezia, Serbia dhe Kosova janë marrë me portretin e Abazoviç, në një lojë portretesh me një figurë që përcaktoi rotacionin në një vend historik si Mali i Zi.

Një juri ndërkombëtare me emra të shquar të karikaturës botërore dhe rajonale, kryesuar nga Bujar Kapexhiu, dekan i arteve vizive, Valentin Pavlov, karikaturist bullgar shumë i njohur, etj, ndau çmimet, në një aktikvitet të zhvilluar në sallën e televizionit shtetëror.

Në prani të drejtoreshës ekzekutive Flora Nikolla dhe jurisë u ndanë çmimet si vijon:

Çmimi “Familja Nikolla” iu dha Asier Sanz nga Spanja për portretin e Dritan Abazoviç.

Çmimi i parë shkoi për Wolter Toscano nga Peruja.

Ndërsa për temën “Të jetosh në një botë dixhitale”:

Çmimi i parë: Michel Moro Gomez nga Kuba Cuba

Gjithashtu u dhanë edhe tre çmime speciale për secilën kategori./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme