Bienalja e Venecias, ekspozita ndërkombëtare e artit do mbahet më 20 prill

4 Janar, 2024 - 5:40 pm

Bienalja e Venecias është një nga ngjarjet më të shumëpritura të artit për 2024.

Ekspozita e 60-të Ndërkombëtare e Artit do të zhvillohet nga e shtuna e 20 prillit deri të dielën e 24 nëntor 2024 kuruar nga Adriano Pedrosa.

“Jam i nderuar dhe i përulur nga ky emërim prestigjioz, veçanërisht si i pari latino-amerikan që kuron Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit, dhe në fakt e para me qendër në hemisferën jugore”, komentoi Pedrosa.

Vizione feministe, ekologjike, dekoloniale, pozitive, cinike apo ironike, por të gjitha në përputhje me propozimin tematik të kuratorit Adriano Pedrosa ‘Të huajt kudo’.

Adriano Pedrosa (Brazil) është  Drejtor Artistik i Museu de Arte de São Paulo Assis Chateaubriand, MASP që nga viti 2014, ku ka kuruar ekspozita të shumta, duke përfshirë Historitë e kërcimit (2020) dhe Historitë Braziliane (2022). Ai është nderuar me Çmimin Audrey Irmas 2023 për Përsosmëri Kuratoriale, dhënë nga Qendra për Studime Kuratoriale në Kolegjin Bard në Nju Jork.

Tashme me 128 vjet histori. Që nga themelimi i saj, Bienalja e Venecias ka qenë në ballë të promovimit të tendencave të reja artistike dhe eventeve në artet bashkëkohore sipas një modeli unik multidisiplinar./KultPlus.com

Të ngjajshme