Bill Gates: Nuk e kuptoj pse njerëzit nuk mbajnë maska

5 Korrik, 2020 - 10:57 pm

Një nga personat më të pasur në botë, Bil Gates, ka thënë se nuk e kupton pse njerëzit refuzojnë të mbajnë maskat të cilat mbrojnë nga koronavirusi, duke marrë parasysh se nuk janë as të bezdisshme e as nuk kushtojnë shumë.

Themeluesi i Microsoftit ka qenë i përfshirë në projekte që kanë të bëjnë me shëndetësinë me vite të tëra, dhe kishte paralajmëruar për rrezikun e një pandemie në vitin 2015. Andaj edhe shpesh është pyetur rreth zhvillimeve që kanë të bëjnë me përhapjen e koronavirusit.

“Është vështirë të kuptohet pse njerëzit nuk mbajnë maska, ato nuk janë të bezdisshme”, tha Gates gjatë një takimi virtual për revistën FastCompany të SHBA-së. “Nuk kushton shumë, sidoqoftë njerëzit e shohin si kufizim të lirive të tyre, pavarësisht rrezikut të infektimit të njerëzve tjerë”.

Ai gjithashtu ka thënë se i duket e “frikshme” që emri i tij shpesh lidhet me teori të ndryshme konspiracioni. Ai ka thënë se në një krizë si kjo që po e kalojmë tani, është e nevojshme që t’u përmbahemi fakteve.

Gates gjithashtu shprehi brenga se teoritë e konspiracionit do të çojnë në refuzimin e mbajtjes së maskës, posaçërisht në SHBA, dhe se këto teori gjithashtu do të shkaktojnë refuzimin e vaksinimit, nëse një e tillë do të zbulohet në të ardhmen e afërt. /Koha /KultPlus.com

Bill Gates, co-chair of the Bill and Melinda Gates Foundation, speaks during the Bloomberg New Economy Forum in Beijing, China, on Thursday, Nov. 21, 2019. The New Economy Forum, organized by Bloomberg Media Group, a division of Bloomberg LP, aims to bring together leaders from public and private sectors to find solutions to the world’s greatest challenges. Photographer: Takaaki Iwabu/Bloomberg

Të ngjajshme