8 Gusht, 2020 - 1:30 pm
Shkruan: Ballsor Hoxha
Bendi Pearl Jam i rënë nën kthetrat e komercializmit me detyrim, si shenjë revolte, në vitet nëntëdhjetë kishte publikuar këngën “Not for You” që i dedikohej të gjithëve atyre që e blenin muzikën e tyre pa lidhje emocionale me atë, por vetëm si trend.
Në të vërtetë shumë kohë më parë komercializimi i muzikës është i paikshëm dhe me këtë edhe origjinalja dhe përpjekja e sinqertë artistike është vështirë e dallueshme nga komercialja.
Sidoqoftë, Billie Eilish është fenomeni më i ri muzikor global sot. Është vetë trendi dhe pararoja (avangarda) e muzikës sot, së paku në tendencën e saj.
SI hembull këtu, kënga më e re My Future e Billie Eilish, në të çdo është e ndarë në unë dhe ti, në femrën – unë, dhe mashkullin – ti, që janë tërësisht të ndryshëm në atë që bëjnë, mendojnë, shpresojnë dhe edhe planifikojnë.
Është lojë me mashkullin si tërësisht i mbizotërueshëm , i maniupulueshëm, dhe i harrueshëm.
“…But I’am in love with my future
And you don’t know her…” (Kënga My Future)
Gjithnjë ndërmjet sforcimit të përpjekjes për pavarësi dhe origjinales së të qenit të pavarur si femër, kënga e e Eilish – My Future, si edhe të tjerat të saj, janë në kufirin e imagjinatës adoleshente, alternative dhe të shprehjes alternative.
Në pjesën tjetër të lirikës së kësaj kënge thuhet
“… I know supposedly I am alone now
Know I’m supposed to be unhappy
Without someone
But aren’t I someone…” (Kënga My Future)
Megjithëse përpjekje tërësisht serioze për të krijuar filozofi edhe, por edhe shprehje tërësisht të pavarur, këto lirika shpërfaqin më shumë motivin për të gjetur diçka të re, për të thënë diçka të re, se sa që thonë diçka të re.
Ajo që e karakterizon muzikën e Billie Eilish është atmosfera depresive, e çuditshme deri në çorodi dhe manifestimi i lirikave psikike që shprehin pavarësi në ‘çrregullimin’ e saj psikik.
Të gjitha së bashku jetësojnë një përpjekje për një frymë të re dhe një kompozicion të ri muzikor.
Në të vërtetë Eilish po shihet si fenomen në këtë ndërthurje të këtyre boshteve të muzikës së saj, që ka buruar një shprehje të re muzikore.
Por ajo që e shquan në të vërtetë dhe që e vë në sytë e të gjithëve Billie Eilish, është egoja e saj artistike, un-i i saj artistik i shprehur në muzikën e saj dhe në lirikat e saj.
Dhe pikërisht këtu është dilema nëse kjo është komercializëm i pastër i paketuar në alternativen e muzikës aktuale sot? Apo nëse është përpjekje origjinale? Pikërisht në ego-shprehjen e saj.
Është shumë lehtë të përvijohet ego-shprehja e saj, ngjashmëria e po të njëjtës, megjithëse paksa e “devijuar me qëllim”, me të gjitha këngëtaret me famë globale, prej Rihanna e deri tek Britney Spears: femininja, mbizotërimi ndaj mashkullit, loja me mashkullin, kalimin e psikozës në potencial/forcë personale, në atë që në anglisht njihet si – wickedness – (moralisht gabim) etj.
Megjithatë po e njëjta ka një burim tejet të vendosur dhe të fuqishëm, dhe atë në Hip – Hop, në performatorizimin e ego-shprehjes dhe të ego-sjelljes si luftë dhe përpjekje për mbijetesë. Qoftë edhe si psikozë, apo siç ndodh me këngën e Tupac Dear Mama, ku flitet për varësinë e vetë nënës së këngëtarit nga crack cocaine.
Në vitet nëntëdhjetë me boom-in e muzikës alternative, të ashtuquajtur alternative, ishte shfaqur edhe një bend me muzikë çorodie piskozë feministe dhe feminine, bendi i njohur Portishead. Dhe ajo që e bën të krahasueshme muzikën e Portishead me muzikën e Billie Eilish është depresioni, çorodia, femininja dhe psikoza e shprehur qartë dhe e personalizuar.
Mirëpo, për të dalluar komercialen dhe përpjekjen e sinqertë, thënë më së paku, është se çorodia që e krijon dhe e shprehë Portishead është më shumë e përmbajtur në filozofinë e pjekur të tyre, në tendencën për të çoroditur artistikisht me shprehjen e po të njëjtës, dhe në përjetim të qëndrueshëm në kohë i cili është i pavarur në motivin dhe vlerën e saj.
Derisa çorodia që e krijon dhe e shpreh artistikisht Billie Eilish, megjithëse e marketuar si kalim dhe fenomen i ri muzikor, është më shumë përpjekje për të gjetur të renë, të ndryshmen dhe për të krijuar spektaklin. Psikoza si shprehje në muzikën e Eilish mbetet vetëm gjetje e trendit dhe njëlloj ndryshimi apo edhe variacioni i asaj që veç është në aktualitetin e muzikës globale.