Bledar Kola do të ndalë energjinë e do ta ndezë zjarrin, do të gatuajë si në kohërat e vjetra

4 Mars, 2020 - 11:33 pm

Kuzhinieri i famshëm Bledar Kola, i cili ka bërë emër me restaurantin e tij “Mullixhiu” në Tiranë do të kthehet në kohërat e vjetra, shkruan KultPlus.

Ai, më 23 mars do të ndalë energjinë në këtë restaurant dhe do të ndezë zjarrin për të gatuar si në kohërat e vjetra.

Por Bledar Kola këtë iniciativë nuk do ta bëjë vetë, por do ti bashkohet iniciativës ndërkombëtare “Blackout Dinner”, ku do të fusë Tiranën në mesin e shteteve si: Kopenhagë, Berlinit, Vjenës, Zyrihut, Helsinkit dhe Stambollit, të cilët poashtu do ta bëjnë këtë kuzhinë me zjarr.

Në restaurantin “Mullixhiu” në këtë formë do të gatuhet më 23 mars, prej orës 18:00 deri në ora 24:00 dhe Bledar Kolës do ti bashkohet edhe Fejsal Demiraj nga restorant NOMA. /KultPlus.com

Të ngjajshme