Blerina Kllokoqi – Rugova zgjedhet kreatorja zyrtare për dizajnimin e uniformave të Ushtrisë së Kosovës

12 Shkurt, 2025 - 7:20 pm

Kreatorja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi – Rugova, është përzgjedhur që të krijojë uniformat e reja të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Kllokoqi – Rugova, si themeluesja e brendit shqiptar “BUKUR”, përmes një video është shprehur se për këtë brend është një nder shumë i madh dhe një arritje historike.

“Me krenari ju njoftojmë se brendi “Bukur” është përzgjedhur që ti dizajnojë uniformat e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, që për ne si brend është një nder shumë i madh dhe një arritje historike”, është shprehur ajo.

Tutje, ajo është shprehur se kjo është një ditë e veçantë pasi është edhe dyvjetori i këtij rrugëtimi të mbushur me pasion, kreativitet dhe përkushtim.

Gjatë këtyre dy viteve, kemi sfiduar veten për të sjellë dizajne që mishërojnë elegancën, identitetin dhe fuqinë e stilit shqiptar”, është shprehur kreatorja./KultPlus.com

Të ngjajshme