17 Korrik, 2021 - 11:29 am
I veshur me të zezë dhe të verdhë për t’u dukur si bletët në kosheren e tij, 7-vjeçari Kellan Borecky nga Pennsylvania tregoi se si miqtë e tij bletë e pranojnë atë.
Kellan është pronari i ligjshëm i koshereve dhe një nga anëtarët më të rinj të Shoqatës së Bletarëve të Qarkut Lancaster. Ai dhe babai i tij, Justin Borecky, kohët e fundit ngritën kosheren e Kellanit në nivelin e tretë, që do të thotë se shtoi edhe 10 korniza në koshere për bletët e mjaltit, transmeton KultPlus.
Në koshere strehohen rreth 50,000 bletë.
“Të gjitha bletët në zgjua … janë fëmijët e mbretëreshës”, thotë Kellan. “Ajo thjesht lëshon vezët”.
Për tre muajt e fundit, Kellan dhe babai i tij kanë mësuar mbi to bletari 69 vjeçar Dale Long. Kellani mori kosheren e tij të parë si një dhuratë për ditëlindjen nga Long këtë vit.
Kur u pyet nëse dëshiron të jetë një bletar kur të rritet, Kellan u përgjigj me besim, “Unë jam një bletar”.
Kellan ishte 4 vjeç kur e pyeti për herë të parë babanë e tij për bletët, duke i thënë se sa bukur ishte që bletët ndihmojnë gjithçka, shkruan AP.
“Ato polenizojnë (lulet). Ato marrin nektarin nga një lule dhe ia vendosin lules tjetër për ta bërë lulen tjetër të jetë më e shëndetshme dhe të bëjë më shumë nektar për herën tjetër”, ka thënë Kellan.
Justin Borecky shpjegoi pse atij dhe djalit iu zgjua kureshtja fillimisht për bletët, duke thënë se, “(Kellan) ka ankth shumë të lartë dhe për disa arsye bletët e qetësojnë atë … Ai vetëm sa i mban nëpër duar dhe ato e qetësojnë. Ai e do këtë”.
Para se Kellan të merrte kosheret, ai bëri shumë kërkime për bletët në një projekt shkolle. Ai ka thënë se pjesë më e preferuar e të qenit bletar është ngrënia e mjaltit dhe kujdesi ndaj bletëve.
Justin Borecky pati menduar se është vetëm një fazë dhe se djali i tij do mërzitej nga to, por tri vite më vonë ai është i bindur se bletët janë bërë pasion për të birin.
“Ato më pranojnë mua”, thotë Kellan. / KultPlus.com