Bonusi i Rijetësimit jep frytet e para për familjet përfituese

6 Nëntor, 2023 - 5:31 pm

Familjet që kanë përfituar nga Bonusi i Rijetësimit kanë filluar të marrin frutet e para të investimeve, bërë falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës. Ministrja Elva Margariti solli shembullin e dy familjeve beratase: Mbrica e Koraqe, përfitues të Bonusit të Rijetësimit 2022.

“Bonusit i Rijetësimit nuk ishte një nismë fushate, por një ndihmë konkrete për banorët e qendrave historike apo që zotërojnë një objekt-monument kulture”, u shpreh ministrja e Kulturës, në media sociale.

Ajo ndau historinë e Milton Mbricës i cili në pronën e trashëguar ka ngritur një restorant-hotel në lagjen Kala, ndërsa motrat Koraqe i kanë dhënë jetë ëndrrës që shtëpinë e të parëve ta kthenin në një qendër arti në Mangalem, që sot quhet “Zonja Gjenë”.

Këto dy aktivitete të reja biznesi janë kthyer jo vetëm në një të mirë ekonomike për pronarët e tyre, por edhe një pikë takimi për beratas e turistë./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme