16 Dhjetor, 2023 - 10:30 am
Reshjet e dendura të borës të përcjellura edhe me erë në fshatrat e Komunës së Dragashit, kanë shkaktuar probleme në shtyllat elektrike.
Në fshatin Zgatar të kësaj Komune shihet që dy shtylla janë rrëzuar pothuajse plotësisht në tokë.
Kryetari i kësaj Komune, Behgjet Xheladini, ka kërkuar intervenim urgjent nga KEDS-i për t’i ndërruar ato shtylla.
“KEDS-I urgjentisht të bëjë ndërrimin e shtyllave në fshatin Zgatar-Dragash”, ka shkruar Xheladini. / KultPlus.com