11 Prill, 2021 - 6:54 pm
Kryeministri britanik Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edimburgut për të lejuar pjesëmarrjen e sa më shumë anëtarëve të familjes, në sfondin e kufizimeve antiCOVID-19.
Një zëdhënës i kryeministrit tha se “Si rezultat i rregulloreve të COVID-19, vetëm 30 persona mund të marrin pjesë në varrimin e HRH Princit Philip, Duka i Edimburgut”.
“Kryeministri gjatë gjithë kohës ka dashur të veprojë në përputhje me atë që është më e mira për familjen mbretërore dhe kështu, për të lejuar praninë e sa më shumë anëtarëve të familjes, nuk do të marrë pjesë në varrim të shtunën”.
Varrimi i Dukës do të bëhet në Kështjellën Ëindsor më 17 prill, por do të jetë ndryshe nga përcjelljet tipike mbretërore, me publikun që do të duhet të qëndrojë larg për shkak të pandemisë.
Fëmijët, nipërit dhe mbesat e familjes së Dukës priten të jenë midis 30 të pranishmëve./atsh/ KultPlus.com