28 Mars, 2021 - 4:56 pm
Disa prej monumenteve ikonë të Europës u zhytën në errësirë mbrëmjen e së shtunës, për të shënuar orën e tokës. Si pjesë e eventit global që synon nxitjen e veprimit kundër ndryshimeve klimatike dhe kërcënimeve të tjerë ndaj planetit, ndërtesa rreth botës fiken dritat për 60 minuta, duke filluar nga ora 20 e 30.
Në Akropolin grek, ndriçimi mbi tempullin e Partenonit dhe struktura të tjera antike u zbeh gradualisht.
Qytetarët brohoritën dhe e filmuan momentin kur Sheshi i Kuq në Moskë dhe kulla Eiffel në Paris, e humbën shkëlqimin pas fikjes së dritave.
Në Berlin, një aktivist i veshur si panda gjigant, simbol i organizatës WorldWild Fund for Nature që organizon eventin, fiku dritat në Portën e Brandenburgut, simbol i qytetit.
Ora e Tokës, shënohet çdo vit që prej 2007 kur u konkretizua për herë të parë në Sidnei të Australisë. Sipas organizatorëve 180 vende e territore janë tani pjesë e inciativës./ KultPlus.com