Bota i jep lamtumirën papa Benediktit XVI

5 Janar, 2023 - 11:28 am

Zhvillohet sot ceremonia e varrimit të papa Benediktit XVI.

Papa Françesku do të mbajë një meshë me dhjetëra mijëra besimtarë në sheshin e Shën Pjetrit duke filluar nga ora 09:30.

86-vjeçari argjentinas do të mbajë predikimin dhe kardinali Giovanni Battista Re do të udhëheqë shërbimin në altar.

Më pas, trupi i Joseph Ratzinger, siç u emërua Papa emeritus kur lindi në shtetin gjerman të Bavarisë në 1927, do të varroset në kriptin e Bazilikës së Shën Pjetrit.

Ndër të tjera, presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier dhe kancelari Olaf Scholz do të marrin pjesë në memorial.

Pritet edhe kryeministri bavarez Markus Soder.

Përfaqësues i Kishës Katolike Gjermane do të jetë kryetari i Konferencës së Ipeshkvijve Gjerman, Georg Bätzing, si dhe kryepeshkopi i Mynihut, kardinali Reinhard Marks dhe kryepeshkopi i Këlnit, Rainer Maria Woelki.

Benedikti XVI vdiq në Vatikan natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare.

Ai ishte i shtrirë në Bazilikën e Shën Pjetrit që nga e hëna, në mënyrë që publiku të mund të bënte nderimet e fundit./ atsh / KultPlus.com

The coffin arrives for the funeral ceremony of Pope Emeritus Benedict XVI (Joseph Ratzinger), in Saint Peter’s Square, Vatican City, 05 January 2023. Former Pope Benedict XVI died on 31 December 2022 at his Vatican residence, at the age 95. ANSA/MASSIMO PERCOSSI

Të ngjajshme