Botërori i Fitnessit, shqiptarja Gentiana Beqa shpallet kampione bote

20 Tetor, 2022 - 2:09 pm

Në Korenë e Jugut po zhvillohet Botërori i Fitnessit. Kampione në kategorinë “Wellnes” u shpall spotistja shqiptare, Gentiana Beqa.

Në Korenë e Jugut po zhvillohet Botërori i Fitnessit. Kampione në kategorinë “Wellnes” u shpall spotistja shqiptare, Gentiana Beqa. Tanimë vajza kuqezi do marrë pjesë edhe në kategoritë “Wellnes Fitness” dhe “Over All” për të kërkuar suksesin absolut në këtë event. Prezent në ceremoninë e dorëzimit të medaljes ishte edhe kreu i KOKSH, Fidel Ylli.

“Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa u shpall Kampione Bote kategoria “Wellnes” në Kampionatit Botëror të Fitnessit, Kore e Jugut. Në ceremoninë e medaljeve ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli, i cili pati nderin t’i jepte kupën kampiones së Botës. Beqa do të garojë dhe në kategorinë “Wellness Fitness” -168 cm dhe kategorinë “Over All” për t’u shpallur kampione absolute”, njofton KOKSH./ KultPlus.com

Të ngjajshme