Botohet numri i tretë i revistës ‘Fryma’, i dedikohet Gjegj Fishtës

17 Nëntor, 2020 - 8:22 pm

Sot doli nga botimi numri i tretë i revistës vjetore letrare  Fryma, revistë që  udhëhiqet nga studentët e Fakultetit të Filologjisë  dhe krijohet me shkrimet e tyre.

Ky numër i revistës i përkushtohet autorit të madh shqiptar Át Gjergj Fishtës, për nder të 80-vjetorit të vdekjes së tij.

Kjo revistë iu jep hapësirë të gjithë studentëve që merren me shkrime të dalin para lexuesit me punime të ndryshme.

Revista përmban recensione, poezi, prozë e përkthime, si format në të cilat kanë punuar më shumë studentët.

Këtë vit revista udhëhiqet nga:

Kryeredaktore: Eriola Çoçaj

Redaktore: Rrezarta Morina, Leonora Hajra, Laura Haradinaj

Lektore: Shqipe Vishaj

Dizajnere: Gjyljana Rama, Valentina Arifi/ KultPlus.com

Të ngjajshme