Brad Pitt prezanton në Kanë ‘The Gardener’

14 Maj, 2023 - 3:33 pm

Pas Bob Dylan dhe George Clooney, një tjetër personazh i famshëm, i jep një pjesë të saj edhe botës së pijeve alkoolike.

Brad Pitt do të prezantojë krijesën e tij të re në Festivalin e Filmit në Kanë, një xhin të quajtur ”The Gardener” dhe të prodhuar në bashkëpunim me distiluesin e njohur Tom Nichol dhe familjen Perrin, që ishin partnerë me aktorin në eksperiencat e tij të para të verës dhe që së fundmi u bashkuan me të edhe për një linjë për kujdesin ndaj lëkurës, që përdor mushtin e mbetur nga prodhimi i verës.

”The Gardener” është një xhin i thatë londinez, i distiluar në Francë nga një bazë drithi me një përzierje botanike që përfshin dëllinjë, koriandër, jamball dhe angjelikë, limon, grejpfrut rozë dhe portokalli nga Antibet.

Xhini i Brad Pitt do të prezantohet në formën e një kokteji të quajtur ”The Secret Garden”.

Dy herë fituesi i Oscar-it, Brad Pitt hodhi hapat e tij të parë në botën e alkoolit duke blerë pronën Château Miraval në 2011 për rreth 67 milionë dollarë./KultPlus.com

Të ngjajshme