4 Gusht, 2023 - 3:37 pm
Ajo më propozoi dhe unë thashë “po” në çast,” thotë regjisori Taika Waititi për mënyrën sesi ai dhe kantautorja Rita Ora u fejuan. Ndërsa dyshja u takuan për herë të parë në një Barbecue në vitin 2018 që Taika organizoi në shtëpinë e tij në L.A., vetëm në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi, ata filluan të takoheshin.
Rita e bëri pyetjen ndërsa dyshja ishin me pushime në Palm Springs në verën e vitit 2022, dhe ata planifikuan një martesë të improvizuar që do të mbahej në Los Anxhelos disa javë më vonë, më 4 gusht, shkruan Vogue, transmeton KultPlus.
“Nuk ishte në Londër apo në Francë. siç raportuan të gjithë,” sqaron Taika. “Ishte në L.A. me një grup të vogël miqsh.”
Gjatë vitit të kaluar, të dy kanë marrë një goditje nga keqinformimi për dasmën e tyre që është përhapur si flakë në internet. “Në të vërtetë ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim histori të ndryshme që shpikin njerëzit dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete,” pranon Rita. “Dhe, më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur në të vërtetë – dhe ta bëjmë atë në një vjetorin tonë të martesës!”
Për sa i përket procesit të planifikimit, nuk kishte asnjë të tillë: E gjithë ngjarja u ëndërrua dhe u realizua në vetëm dy javë. “Ishin rreth tetë njerëz atje – vetëm miqtë e ngushtë dhe familja, dhe prindërit në Zoom,” thotë Taika, duke vënë në dukje se ishte veçanërisht i emocionuar që miku i tij më i mirë Jermaine Clement fluturoi nga Zelanda e Re për ceremoninë e minutës së fundit.
“Ishim vëtëm ne dhe motra ime Elena,” thotë Rita. “Elena në shpëtim!” / KultPlus.com